Sot, e në këtë shekull, e me dy shtete shqiptare, që promovojnë fqinjësi ideale, nuk guxojmë që trashëgiminë tonë shpirtërore e kulturore ta lëshojmë në mëshirën e këtij shovinisti që fshihet pas kryqit
Të dielën në Shas, në epiqendrën e trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore, pra edhe në epiqendrën e identitetit evropian të shqiptarëve në Malin e Zi, në vendlindjen e autorit të veprës së parë në shqip, dhe të përkthyesit të parë të Biblës në shqip, pati një invadim ogurzi, të një vlladike mesjetar, me ithtarët i tij. Ishte ky një desant, një okupim në paralajmërim e ndjellakeq, me qellim të tjetërsimit të kësaj pasurie shqiptare.
Çka është edhe më keq, e gjithë kjo u bë edhe me asistencën e policisë malazeze, e cila gjoja paraprakisht ua kishte ndaluar këtë pelegrinazh primitiv e antinjerëzor. Pra, edhe pse shqiptarët dhanë e po japin kontribut për këtë shtet, këta vazhdojnë me të vjetrën!
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “821” të revistës Koha Javore

