
- Ramës që në fillim në Ulqin nuk i shkoi puna mbarë
Kur ai u bë kryeministër duke përmbysur Berishën, erdhi në Ulqin për të u takuar me partitë shqiptare të Ulqinit. Ai i priti si mysafirë në Ulqin në Hotelin Dulcingo dhe u kërkoi pajtim të ndërsjellë për bashkëpunim, por ata i thanë shkurt: “ Shko njëherë e pajtoju me Sali Berishën dhe pastaj hajde e kërko bashkëpunim! Kjo që të pajtohej me Berishën nuk ndodhi dhe nuk ndodhi as bashkëpunimi. Por kur u ndërrua sërish pushteti, ai ardhi edhe njëherë në një mbledhje solemne të Kuvendit të Ulqinit për ta shpallur qytetar nderi. Ishte koha kur Fatmir Gjeka ishte kryetar Komune dhe Forca kishte kryetarin e Kuvendit. Por çfarë ngjau? Forcaduke i prishur të gjitha rregullat e kanunit nuk qe dakord. Mbledhja u mbajt, mirëpo nga protokolli i Kuvendit- Ramës nuk iu dha asnjë dekoratë e protokoluar. Po nejse. Pasi Rama e hetoi që po luanin me të, iu tha shkurt dhe haptas në fjalën hyrëse se “nuk kam ardhë këtu për t’u fejuar “ e me marr një ulqinake. Nga ajo kohë u desh të rrjedhë shumë ujë e të vijë Abazi në pushtet. Por edhe këtij – Dritamnit si duket ia vuri një kusht po duket që ishte. Mos m’i thirr në darkë ata që mbajnë zi për Berishën dhe ashtu ndodhi….?!
Këtu në këtë situatë do krahasojmë dhe analizojmë dy strategjitë gjeopolitike të Edi Ramës – Open Ballkanin e vdekur dhe Procesin e Berlinit si agjendë e re gjeopolitike që e promovoi me rastin e koncertit për nder të hapjes së sezonit turistik. Kjo ishte e pa pritur edhe për Vuçiqin serb i cili tha se Rama nuk i kishte treguar gjë dhe as nuk e ka dëgjuar lajmin e tillë. Por si zakonisht Rama për të treguar superioritet në ndërrim të agjendave mbase mund të ishte i informuar nga ish oficeri i FBI-së amarikane të cilin Rama po thuhet se e përdori si spijun informatash që vinin nga amerikanët duke e korruptuar me disa qindra-mijëra dollarë dhe se çëshjta dihet se përfundoi në skandal mediatik. Ndërsa pritet që amerikanët nuk mund t’ia falin këtë tradhëti Ramës që nuk do t’i kishte hije as udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Dhe tash për këtë mund ta kenë në dorë si vegël para se edhe ky të shpallet një ditë njëlloj non grata bashkë me Berishën. Po dhe një gjë tjetër nuk po merret vesh në rrethanat e reja gjeopolitike nga Edi Rama, kur ai në kancelaritë e botës sa i përket dialogut Kosovë-Serbi po thotë: “Ju lutëm ta kuptoni Vuçiqin!” Në vend se të thoshte Kurtin?! E si duket Albin Kurti po del më strateg. Ky me sa dihet pa qenë nga shqiptarët si Edi Rama dhe Dritan Abazi në krye të kupollës së Davosit që sundojnë botën, Kurti në politikë dhe gjeopolitikë po gjuan sa majtas aq edhe djathtas, punë e cila ia ka rritur përkrahjen nga 50 % në rreth 70 % të popullit sipas sondazheve. Thjesht pritet që vet të ketë 2/3 në Qeverinë edhe pa Listën Serbe, kurse në favor po i shkojnë edhe autopërgjimet e publikuara me udhëheqës të Listës Serbe që bëri një politikane në Kuvend nga radha e Kurtit. Nëse çdo e keqe e ka një të mirë, e mira e kësaj të keqe ishte se aty u pa që Kurti kish gjetur edhe serbë tjerë nga ana e Vuçiqit të cilët do të pranonin të ishin vazalë të Qeverisë Kurti, veçse i druhen ndonjë hakmarrjeje tjetër si ajo me tre politikanët serbë që serbët i vranë pasi po donin të bashkëunonin me shqiptarët në Kosovë. Kjo mjerisht di të jetë ndjellakeqe. Indirekt u hetua edhe skenari se si së fundmi Kurti kish arritur të arrestojë edhe biznesmenët kriminelë serbë në Mitrovicë dhe pikërisht atë të ish-ministrit të Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulinit që qe shpallur non grata nga amerikanët! Madje po hidhen dyshime se si Kurti ta ketë ”korruptuar” edhe vetë Vuçiqin pasi dyshohet se paskësh ekzistuar paraprakisht edhe një pazar i fshehtë i mundshëm Vuçiq-Kurti (ndoshta i koordinuar edhe nga të huajt). Dyshimi këtu filloi rreth “ditës së dorëzimit të pushtetit në veri në 4 komunat me shumicë serbe – pa dhunë, pasi serbët i kishin sabotuar zgjedhjet. E për të ndodhur kjo –Vuçiqi kishte ftuar në Beograd njesitë e trupave speciale paramilitare serbe Vagner të Mitrovicës për gjoja konsultime të nevojshme “ për të marrë detyrat”. E në fakt kjo po ndodhte për t’i hapur rrugën shqiptarëve të porsazgjedhur që të futen pa problem në ndërtesat administrative. Pasi Kurtit Amerika ia njohu zgjedhjet, ai po pranon edhe përsëritjen e tyre, por me një kusht që kriminelët serbë të arrestuar nga Kurti ose të vuajnë burgun këtu në Kosovë, nëse nuk u rrihet në burg le ta lëshojnë Kosovën e të shkojnë në Serbi – pa mundësi kthimi.
Se në agjendën e re të Edi Ramës në aspektin e protokollit shqiptar paskësh ndryshuar për të keq në raport me vendimet e Kongresit të Berlinit, e dëshmon fakti që çdo president shqiptar apo kryeministë , qoftë nga Shqipëria apo Kosova, kur vinin në Ulqin nuk e lenin pa shkuar te varri i Ymer Prizrenit që ishte kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit duke e kujtuar kështu rezistencën që populli bëri për mos dorëzim të Ulqinit. Kësaj radhe nuk u vunë lule te varri i Ymer Prizrenit, sepse paskësh ndërruar agjenda. Mjerisht kjo nuk ndodhi dhe Vjosa Osmani e Edi Rama u kënaqën me një koncert.
Koha kur Turqia na lëshoi të na marrë lumi!
- Çishte Marrëveshja e Lozanës nga e cila e pësuan të gjithë shqiptarët?
Edhe kjo marrëveshje shënon frytin e aleancës së madhe të të huajve me strategji – shfarosjen e shqiptarëve në përmasa ballkanike. Kjo atëherë lidhesh gjoja me kulturizimin e popullsive që vuanin nga injoranca osmane. Marrëveshja e Lozanës në fakt një traktat i veçantë turko-grek i kushtëzuar nga ndërkombëtarët prapa shpinës së shqiptarëve kish të përpunuar asimilimin dhe shpërnguljen e çamëve drejt Anadollit me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria) e Greqisë. Kuptohet se pas Luftës Çlirimtare Turke nën drejtimin e Mustafa Qemal Ataturkut me një dekret të imponuar Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë (çamëve, të bejlerëve) dhe ku ata pak grekë që punonin në pronat e shqiptarëve jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lozanës që vlente “për turqit e Greqisë” që nuk ishin turq por shqiptarë nga kombësia. Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923 vërehet të thuhet se “…duhet të kryhet shkëmbimi i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks me grekët e vendosur në tokat turke”. Marrëveshja gjithashtu përfshinte edhe shtetasit grekë të besimit mysliman (shqiptarë) të vendosur në tokat greke. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Thjesht po krijohej kombi i ri i pa qenë për grekët, që në origjinë janë shqiptarë arvanitas sot të asimiluar. Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv duke u zbatuar vetëm për shqiptarët ku do që ishin. Nevoja për kombet e reja ende vazhdonte.
Nga ana tjetër, po më kujtohet të kem lexuar diku se gjatë kësaj kohe edhe për ulqinakët ishte siguruar të krijohej një Ulqin i ri në Turqi, në Anadoll, por ata që shkuan u kthyen mbrapa me arsyetimin “po çfarë të bëjmë këtu? Ne jemi popull i detit e këtu nuk ka det dhe nuk mundemi pa detari e pa anijet tona. Ne kemi flotën tonë detare dhe nuk dijmë të punojmë tokën. Do të vdesim urie”. Pas kësaj në vitin 1938, në kuadër të agjendës së përzierjes së popujve, Qeveria e Mbretërisë Jugosllave ka nënshkruar një konventë me Qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtetë ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në tri Banovina: në Banovinën e Zetës të Malit të Zi, Moravës dhe të Vardarit.Traktati e përdorte përkatësinë fetare si kriter për përkatësinë kombëtare dhe kështu vendosej për zhvendosjen e shqiptarëve muslimanë. Nga kjo për popullin shqiptar po shihet se si Evropa edhe pse kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe u vendos liria gjithëandej, ne nuk na donte të gjallë, dhe për Evropën agjenda e shpopullimit të shqiptarëve duhej të vazhdonte. Por shqiptarët gjithashtu “po i mbyste “edhe kleri mysliman shqiptar i cili bënte agjitacion se “është sevap të lëshohet vendi kur të bon qafiri”. Kështu i gjithë ky fat i keq ka filluar e reflekton si faqe e zezë në politikën e Ramës dhe Kurtit edhe sot, pasi nuk kishte dy Shqipëri por vetëm një. Tashti për të zbuluar arsyet përse nuk na duan evropianët ne, kemi punuar një kohë të gjatë me vetiniciativë dhe kemi arritur në përfundimin se në pyetje është e drejta mitike dhe historike që ne na takon të kryesojmë me Evropën, sepse sipas mitit Evropa vendlindjen e kish këtu në Ulqin apo aty ku nguli me dijen – Urdhërin e Orakullit të Delfit me të vëllain Kadmin dhe të shoqën Harmoninë. Evropa sipas mitit del të kishte arritur në Ulqin, konkretisht në Shas diku para 3 mijë viteve. Thuhet se atë e grabiti Zeusi i transformuar në një kafshë dhe u strehua në një shpellë të Kretës, që për ne duhet të jetë një shpellë e Krajës, sepse nuk ka Kretë, por ka Krajë apo Krahinë – Kretë duhet të jetë një emër i dalë nga gegënishtja-Krentë ose edhe diçka që si ”krah+hinë” prodhoi emrin Krahinë në gegënisht. Nga ana tjetër sipas historisë, dihet se vet Anglinë e kishte themeluar po ashtu një aga apo kalorës ulqinak apo siç njihet Mbreti Artur dhe i cili pat emigruar në vendin e stërnipit të Akil hyjnorit i mbijetuar nga Luftat e Trojës në Angli. Ky paraprakisht kishte themeluar Londrën, që do të thotë se Shasi i Vjetër dhe Ulqini (Oliopolis ose Olokenion) për kohën që flasim ishin metropolet e para evropiane. Në fakt, po të pranohej e gjithë kjo, atëherë Shasi do të duhej të ishte metropol kulturor-kryqyteti kulturor i Evropës së bashkuar. Kjo doemos francezëve dhe anglezve nuk iu pëlqen. Këta me mashtrime edhe matjen e kohës e nisën nga Meridiani i Grenuiçit që prek Parizin dhe Londrën. Por jo! Koha e Evropës filloi të matej në Shas, aty ku jetoi apo lindi edhe njeriu gjarpër –Iliri. Andaj edhe janë pro serbë ose më qartë i përkrahin armiqtë tanë për çështje inferioritetit ndaj racës sonë të pastër. Kujtojmë që Kadmi i përmendur ishte fenikas dhe shpikës i alfabetit qirilik dhe latinik që edhe kjo harrohet fare. Ata që kanë parë filmin shqiptar “Udha e Shkronjave” të Dhaskal Thodrit e dijnë që Dhaskal Todri – mësuesi Todri – e dinte se të kujt janë shkronjat andaj edhe i thotë transportuesit të shkronjave me mushkë për shkronjat e plumit alfabetit se “nuk janë plumb, more Tunç, por janë flori e shkuar floririt or Tunç”.
A ka shpresë dhe nga kush në këtë gjeopolitikë të re?!
Doemos se këtë agjendë proshqiptarëve të Albin Kurtit që cekëm në raport me Ramën, si epërsi ndaj tij është fakti se Kurti si zëdhënës i Demaçit që kishte idol edhe Ukshin Hotin, ligjërues i ndërkomtarës në Harvad e ku përveç tjerëve edhe Putini thuhet se mori mësim nga Ukshini, del se Kurti i njeh mirë të gjitha agjendat e të huajve andaj në esencë edhe nuk gabon, sepse çdo agjendë deri tash ishte antishqiptare, qoftë evropiane, ruse, greke apo turke.
Në esencë historia na mëson se edhe kur turqit dhe rusët arrinin marrëveshje gjeopolitike, si përshembull në vend të Bosforit për dalje në det Rusisë t’i sigurohej dalja në Adriatik nëpër tokat shqiptare, rusët mendonin se mjafton vetëm të mesin ortodoksë si ata dhe të sllavizoheshin, që është gjysma e të keqës përkundrejt agjendave evropiane. Pasi nuk dëshironin që Rusia të bëhej vend bregdetar këta shkonin edhe më tej. Kështu përmes sllovakëve, evropianët duke përpunuar ide të spastrimit etnik me dhunë patën hartuar edhe doktrinën e njohur si Naçertania e Çubrilloviqit.
Pra nëse Kisha Ruse kënaqej me asimilim kishtar dhe nacional tonin që sot përfaqësohet nga Kisha Serbe dhe socialistat e Daçiqit në Serbi. Ekstremi më i keq ishte ky i Vuçiqit që për bazë ka spastrimin etnik të shqiptarëve me çdo kusht. Kuptohet që për këtë ishte edhe zëdhënës i Millosheviqit. Evropianët kishin punuar me kohë në këtë punë që para marrëveshjes ruso-turke të Kajmak Çalanit. Shih evropianët patën angazhuar shpirtërisht edhe kompozitorin sllovak Somail Tomeshek (shekulli 18) që t’ua shkruaj hymnin serbëve “Hej slloveni”. Pastaj i armatosën serbët duke i futur në Luftën e Parë Ballkanike e duke u përkujdesur edhe për veshjen e re të tyre nacionale duke i veshur me rroba të ushtrisë serbe dhe të cilat më vonë u thanë “ti mbani me shëndet edhe si veshje kombëtare“. Origjinën e tyre të parë e tregon vetëm veshja e grave që ende u ka mbetur ilire. Po duket që edhe sot, ashtu si dje, plani i Vuçiqit ka angazhim ekstrem evropian dhe rrugëdaljen e shihte dhe e sheh si në të kaluarën te shpërngulja me dhunë e shqiptarëve dhe deportimin e tyre në Turqi. Kujto fjala vjen spastrimin e madh etnik që vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga administrata e Titos. Evropianët as sot nuk e kanë lënë në baltë Serbinë në marrëveshje Serbi-Kosovë dhe jo rastësisht si dikur i përfaqëson sllovaku Lajçak, ekzekutor i projektit të himnit “Hej sllovenë, ende jeni gjallë, amanet i stërgjyshëve tanë…”. Këtë projekt ia dhanë në zbatim kryeminisrit seb Ilija Garashaninit. Por gjërat ndryshojnë për të mirë pas Luftrave Ballkanike me paraaqitjen si forcë e re gjeopolitike – Amerikën. Me trijumfin e saj u pa e po shihet se do të dështojnë të gjithë armiqtë e tyre në Ballkan.
Shih agjendën më të re të amerikanëve e cila u bë publike nga Bil Klintoni gjatë vizitës së tij në Shqipëri, duke përkujtuar ndërhyrjen e Natos në Kosovë dhe momentin kur tha fjalët e papritura që lanë pa mend gjithk pasi haptas u shpreh: “Së shpejti do të vijë dita që Nju Jorku do të quhet Shqipëri Perëndimore”?!
Tash me këtë deklaratë të Klintonit po arrij ta kuptoj Nolin e madh kur thoshte vargjet: “Mbahu nëno, mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”.
