A është kjo një fazë e re e pandemisë?

Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se disa vende tani mund të konsiderojnë lehtësimin e masave nëse kanë shkallë të lartë imuniteti kolektiv, nëse sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor janë të forta dhe nëse tendencat epidemiologjike po shkojnë në drejtimin e duhur.

Paula Dekaj

Varianti më i lehtë i koronavirusit, Omikron, pavarësisht transmetueshmërisë më të lartë, na bëri të besojmë se pandemia e Kovid-19 mund të shohë një pikë kthese këtë vit, dhe se do t’i kthehemi jetës normale siç ishte përpara fillimit të pandemisë. Disa ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se disa vende tani mund të konsiderojnë lehtësimin e masave nëse kanë shkallë të lartë imuniteti, nëse sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor janë të forta dhe nëse tendencat epidemiologjike po shkojnë në drejtimin e duhur.
Gjatë ditëve të fundit kemi parë se si disa shtete po i heqin apo lehtësojnë masat kufizuese që patën vendosur përgjatë dy viteve të fundit në pandemi. Më 1 shkurt, Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që hoqi të gjitha kufizimet e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit. Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar po ashtu kanë hequr të gjitha kufizimet, Republika Çeke dhe Gjermania braktisën idenë e vaksinimit të detyrueshëm, Spanja dëshiron ta konsiderojë këtë koronavirus si grip ndaj të cilit mjafton imuniteti natyror, Bosnja dhe Hercegovina bëhet vendi i parë evropian që refuzon pasaportën për Kovid, kurse Gjykata e Lartë në SHBA, bllokoi vaksinimin e detyrueshëm të punëtorëve. Ndërsa Norvegjia, Franca dhe Afrika e Jugut kanë hequr shumicën e masave kufizuese, Zvicra shfuqizoi “Green Pass” e Izraeli tashmë e kërkon këtë dëshmi vetëm në ngjarje të mëdha, siç janë martesat.

Sidoqoftë, situata aktuale epidemiologjike me variantin Omikron, në shumë shtete ka krijuar shpresën se shpërthimi do të hyjë në një fazë të re në të cilën virusi do të bëhet, si gripi, një kërcënim i vazhdueshëm, por përgjithësisht i menaxhueshëm me të cilin njerëzit mund të jetojnë. Por, pavarësisht se Omikron ka dëshmuar më pak të ngjarë të shkaktojë sëmundje të rënda sesa varianti Delta, ekspertët gjithsesi paralajmërojnë njerëzit që të mos e nënvlerësojnë atë apo të heqin kujdesin e tyre ndaj mundësisë së varianteve të reja, më të rrezikshme


Për dallim nga këto shtete, Austria më 5 shkurt vuri në fuqi ligjin që e bën vaksinimin kundër Kovid-19 të detyrueshëm për të gjithë të rriturit, përveç grave shtatzëna dhe personave që përjashtohen nga vaksinimi për arsye shëndetësore. Ky është ligji i vetëm i këtij lloji në Bashkimin Evropian, dhe ata që e refuzojnë vaksinimin mund të dënohen me një gjobë prej 3.600 eurosh nga mesi i marsit.
Sidoqoftë, situata aktuale epidemiologjike me variantin Omikron, në shumë shtete ka krijuar shpresën se shpërthimi do të hyjë në një fazë të re në të cilën virusi do të bëhet, si gripi, një kërcënim i vazhdueshëm, por përgjithësisht i menaxhueshëm, e me të cilin njerëzit mund të jetojnë. Por, pavarësisht se Omikron ka dëshmuar më pak të ngjarë të shkaktojë sëmundje të rënda sesa varianti Delta, ekspertët gjithsesi paralajmërojnë njerëzit që të mos e nënvlerësojnë atë apo të heqin kujdesin e tyre ndaj mundësisë së varianteve të reja, më të rrezikshme.
Masat kufizuese nga 4 shkurti janë lehtësuar edhe në Mal të Zi. Certifikata e vaksinimit nuk është më kusht për hyrjen në qendrat tregtare, dhe me disa kushte të caktuara lejohet prania e publikut në ndeshjet që zhvillohen në ambiente sportive. Rikujtojmë se në mbarë botën deri më tani janë raportuar shumë se 395 milionë raste dhe mbi 5.7 milionë vdekje të lidhura me Kovid-19.

Të fundit

më të lexuarat