Vazhdim i bashkëpunimit

Tivar – Kryetari i Komunës së Tivarit, dr. Zoran Srzentiq, ka pritur të hënën në një takim pune kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, si vazhdim i bashkëpunimit të filluar vitin e kaluar.
Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Tivarit thuhet se në takim është biseduar mbi përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik dhe investimet në turizëm, problemet e furnizimit me ujë, si dhe çështjet e inerteve komunale dhe deponisë sanitare regjionale “Mozhur”.
Srzentiq dhe Cungu kanë shkëmbyer informacione mbi situatën financiare dhe ekonomike në komunat që drejtojnë.
Dy kryetarët kanë rënë dakort që takimi i ardhshëm të zhvillohet në Komunën e Ulqinit, më 2 shkurt, ku do të vazhdojnë bisedimet me pjesëmarrjen edhe të udhëheqësve të sekretariateve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Ekonomisë mbi shkallën e zhvillimit të qeverisjeve vendore flasin se Tivari dhe Ulqini janë dy komunat më të pazhvilluara bregdetare në Mal të Zi, me indeks të zhvillimit 106, respektivisht 76 për qind.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat