U nënshkrua Memorandumi mbi ndërtimin e objektit shumëdestinues

Guci – Ministria e punës e kujdesit social dhe Organizata Help-Hilf zur Selbsthilfe, të enjten, më 30 maj 2024, në Guci kanë nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim për projektin “Zhvillimi i kapacitetit për ofrimin e shërbimeve mbrojtjes sociale në Mal të Zi”, të vlerës së tërësishme prej 351.500 euro.
Projekti në fjalë nënkupton ndërtimin e objektit shumëdestinues në Komunën e Gucisë me qëllim të avancimit të objekteve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve si dhe fuqizimit të kapacitetit për ofrimin e shërbimeve adekuate të mbrojtjes sociale të grupeve të rrezikuara.
Fokus i veçantë do të përqendrohet në fuqizimin e kapacitetit për planifikim, financim dhe koordinim në nivelin nacional dhe lokal, si dhe përkrahja zhvillimit dhe implementimit të kornizës strategjike dhe operative për mbrojtjen sociale dhe te fëmijëve.
Me ndërtimin e objektit në fjalë në Guci, do të avancohet infrastruktura për mbrojtjen sociale dhe do të mundësohet koordinimi dhe mbështetja më e mirë grupeve të goditura, duke i kontribuar deinstitucionalizimit dhe cilësisë së jetës të shfrytëzuesve, thuhet në komunikatën për opinion dhe media të palëve nënshkruese të Memorandumi për bashkëpunim.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat