U ndau pako me dhurata për Vitin e Ri

Guci – Në kuadër të pritjes dhe shënimit të Vitit të Ri 2023, Komuna e Gucisë të hënën më 26 dhjetor 2022, vogëlushëve të cilët qëndrojnë në Kopshtin e Fëmijëve në Guci u ka ndarë 90 pako me dhurata.
Në emër të Komunës së Gucisë, gjatë ndarjes së pakove me dhurata vogëlushëve, kanë qenë të pranishëm kryetarja e Komunës Anella Çekiq, nënkryetari i Komunës Huso Brdakiq dhe sekretarja e Sekretariatit për administrim të përgjithshëm dhe veprimtari shoqërore, Samra Balliq.
Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq në fjalën e rastit ka thënë se edhe këtë vit vetëqeverisja lokale ka përgatitur pako me dhurata për qytetarët e vet më të vegjël dhe në atë mënyrë ka dëshmuar kujdesin për banorët e vet më të rinj.
Drejtoresha e Kopshtit të Fëmijëve në Plavë, zonja Dragana Ojdaniq, në përbërje të të cilit punon edhe ai në Guci, ka falënderuar Komunën e Gucisë e cila edhe këtë vit ka ndarë një pjesë të mjeteve për blerjen e këtyre pakove me dhurata, duke shfaqur ashtu kujdesin për banorët më të rinj të vet.
Në fund, kryetarja e Komunës Anella Çekiq me bashkëpunëtorët e vet, në emër të kolektivit të Komunës së Gucisë, të gjithë vogëlushëve, edukatoreve dhe mbarë punëtorëve të Kopshtit të Fëmijëve u ka dëshiruar fat dhe të gjitha të mirat për Vitin e Ri. Më pastaj, vogëlushët kanë përgatitur fletëurimet modeste për komunën përmes të së cilave ata kanë shprehur dhe dëshmuar falënderimet e veta të sinqerta për pakot me dhurata të dorëzuara, si dhe për vizitën dhe mesazhet e shprehura për Vitin e Ri 2023.
Në emër të Drejtorisë së Kopshtit të Fëmijëve, drejtoresha Ojdaniq, kryetares së Komunës, Anella Çekiq ia ka dorëzuar fletëfalënderimin për ndarjen e pakove me dhurata për Vitin e Ri, vogëlushëve të Njësitit Edukativ të Gucisë.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat