U diskutua për një sërë temash të rëndësishme

Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë kanë pritur të martën e kaluar (3 shtator 2024) kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Në deklaratën për media të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se “në një takim të hapur dhe tejet miqësor u diskutua për një sërë temash të rëndësishme për të dyja komunat, me fokus në zhvillimin ekonomik, turizmin, kulturën, sportin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional”.
Kryetarja e Komunës së Preshevës ka falënderuar për ftesën e bërë që të jetë pjesë e Konferencës “Shoqëria fillon me të drejtat e gruas”, organizuar të mërkurën e kaluar (4 shtator 2024) nga Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me WAW dhe Fondacionin “Emina’s Hand”.
Ajo po ashtu ka përshëndetur pjesëmarrjen e fëmijëve nga Presheva në Turneun Mbarëkombëtar në Futboll U-15 që do të mbahet në Ulqin më 19-22 shtator 2024 dhe ka theksuar se takime të këtij lloji i kontribuojnë njohjes reciproke dhe vendosjes së urave të komunikimit me interes të ndërsjellë.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat