Tiranë – Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka zgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në një vend të rajonit, pas zgjedhjes në krye të diplomacisë në qeverinë e re të Malit të Zi.
Në takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati, ministri Darmanoviq ka konfirmuar vendosmërinë e qeverisë së Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv dypalësh, si dhe të procesit të integrimit euro-atlantik të Malit të Zi, me synimin e anëtarësimit në NATO dhe BE. Në këtë aspekt, ai falënderoi ministrin Bushati për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në NATO.
(Kohapress)
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore