Toleranca ndërfetare në Malësi, shembull edhe për Malin e Zi

“Kryetari Gjelaj e njoftoi Reisin Fejziq me sukseset e arritura të komunës që nga konstituimi i saj si komunë në vete dhe për planet e mëtutjeshme, si në aspektin infrastrukturor, ashtu edhe në aspekte tjera. Reisi i Bashkësisë Islame Rifat ef. Feiziq i uroi z. Gjelaj detyrën e re me dëshirë të vazhdimësisë së marrëdhënieve shumë të mira të këtyre dy institucioneve”

Tuz- Toleranca ndërfetare e banorëve të Komunës së Tuzit është shembull jo vetëm për vendin, por edhe për Malin e Zi dhe më gjerë, kështu u pajtuan kreu i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, në takimin që zhvilluan të martën (9 janar 2024), në Komunën e Tuzit.
Në takim, gjithashtu është thënë se në këtë drejtim duhet të punohet vazhdimisht, me synim ruajtjen dhe avancimin e tolerancës ndërfetare në vend.
Nga Komuna e Tuzit është njoftuar se në këtë takim miqësor, është biseduar për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve, me rëndësi të posaçme për banorët e vendit.
“Kryetari Gjelaj e njoftoi Reisin Fejziq me sukseset e arritura të komunës, që nga konstituimi i saj si komunë në vete dhe për planet e mëtutjeshme, si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në aspekte tjera. Reisi i Bashkësisë Islame Rifat ef. Feiziq i uroi z. Gjelaj detyrën e re, me dëshirë të vazhdimësisë së marrëdhënieve shumë të mira të këtyre dy institucioneve” thuhet në njoftim.
Në takim përveç reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziq, kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të z. Fejziq dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, si dhe kreu i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat