Synimi – krijimi i kushteve për punësimin e personave me invaliditet

Tuz – Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, është duke realizuar projektin “Kyçja sociale e personave me invaliditet”, në bashkëpunim me Asociacionin Kombëtar të Prindërve të Fëmijëve dhe të Rinjve me Aftësi të Kufizuara – NARDOS.
Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, drejtoresha ekzekutive e organizatës, znj. Sabra Deceviq, shprehet se projekti në fjalë synon të kontribuojë në punësimin e personave me invaliditet dhe gjithashtu në planin afatgjatë të sigurojë krijimin e kushteve më të mira për përfshirjen sociale të personave me invaliditet.
“Qëllimi i këtij projekti është rritja e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara dhe krijimi i kushteve për punësimin e tyre. Përmes këtij projekti, personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Tuz janë trajnuar për dy muaj nga programi i akredituar për të punuar sende të thjeshta dekorative dhe bizhuteri. Pas trajnimit i cili përfundoi më 1 korrik 2022, 5 persona me invaliditet u punësuan në kohëzgjatje 8 muaj, gjegjësisht nga 1 korriku 2022, deri më 29 shkurt 2023”, shprehet Deceviq.
Projekti mbeshtetet nga Enti për Punesim – përmes granteve dhe zgjat 12 muaj.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat