Sulm i drejtpërdrejtëndaj mjedisit dheshëndetit të qytetarëve tonë

“Mbrojtja e shëndetit dhe mjedisit të qytetarëve tanë është prioriteti ynë absolut dhe ne nuk do të devijojmë nga ky angazhim. Presim një sqarim urgjent nga të gjitha institucionet përkatëse dhe marrjen e masave adekuate për zgjidhjen e kësaj situate në një kohë sa më të shkurtër“

Në reagimin lidhur me paralajmërimin mbi transportimin e mbeturinave (zhavorrit) nga Nikshiqi në territorin e Komunës së Tuzit, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj ka thënë se kjo komunë nuk do të lejojë që ajo të bëhet depo për qytetet e tjera, duke thënë se aktualisht po analizojnë të gjitha opsionet ligjore për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta ndaluar këtë.
“Me pakënaqësi dhe shqetësim të madh mora informacionin se mbeturinat nga Nikshiqi sillen në deponinë e komunës sonë, pa asnjë konsultim apo pëlqim paraprak të vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve tonë,“ thotë Gjelaj.
Ai përmes reagimit të tij, apelon tek organet kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalojnë këtë aktivitet, siç tha ai, të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm që kërcënon komunitetin tonë.
“Mbrojtja e shëndetit dhe mjedisit të qytetarëve tanë është prioriteti ynë absolut dhe ne nuk do të devijojmë nga ky angazhim. Presim një sqarim urgjent nga të gjitha institucionet përkatëse dhe marrjen e masave adekuate për zgjidhjen e kësaj situate në një kohë sa më të shkurtër,“ thuhet në reagimin e kreut të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat