Shqiptarët humbës, fitoi PDS por jo shumicën absolute

Malësi- Zgjedhjet Lokale për komunë në kuadër të kryeqytetit janë mbajtur këtë të diel në Malësi paralelisht me zgjedhjet edhe në tre komuna të tjera në Mal të Zi: Cetinë, Mojkovc dhe Petnicë.
Në zgjedhjet lokale në Malësi përfshirë të gjitha qendrat e votimit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, të drejtë vote kanë pasur 11mijë e 612 votues në 28 qendra votimi, ndërsa dalja në këto zgjedhje ka qenë afro 60 përqind.
Në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Malësi kanë garuar nëntë lista zgjedhore: Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Alternativa Shqiptare, Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialiste Popullore, Partia Socialdemokratike, Mali i Zi Demokratik, Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake.
Sipas rezultateve paraprake jozyrtare është raportuar se Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar më së shumti mandate, përkatësisht 15 mandate, pasuar nga Alternativa Shqiptare me 7 mandate, Partia Boshnjake 3 mandate, Lidhja Demokratike Shqiptare 3 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2 mandate, Demokratët dhe Socialdemokratët nga 1 mandat, ndërsa Partia Socialiste Popullore dhe Partia Socialdemokratike nuk arritën konsensusin.
Ndërkaq, disa përfaqësues të partive politike shqiptare kanë raportuar për disa parregullsi të cilat sipas tyre janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor, duke akuzuar PDS-në për trysni dhe blerje të votave në Malësi.
Vlen për t’u theksuar se partitë politike shqiptare edhe në këto zgjedhje pësuan një disfatë të thellë e cila padyshim që vjen nga mosunifikimi vite me radhë i partive politike shqiptare të cilat vazhdojnë gjithnjë të jenë të përçara, ndërsa për humbje të tyre shpeshherë i kanë fajësuar votuesit.
Rikujtojmë se kuvendin e ardhshëm të Komunës në kuadër të kryeqytetit në bazë të ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, do ta përbëjnë 32 këshilltarë/e.
Këto janë zgjedhjet e katërta lokale në Tuz si komunë urbane, ndërsa të parat për komunë në kuadër të kryeqytetit. t. u.

Të fundit

më të lexuarat