Shprehu gatishmërinë për bashkëpunim

Tuz – Ambasadorja e Britanisë në Mal të Zi, znj. Karen Maddocks, u prit në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj, nga nënkryetarët, Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj, dhe nga kreu i kuvendit, Fadil Kajoshaj.
Në këtë takim në mes tjerash, është diskutuar mbi investimet dhe projektet e reja zhvillimore të Komunës së Tuzit dhe mbi problematikat e ndryshme me të cilat komuna është përballur kohëve të fundit.
Ambasadorja e Britanisë në Mal të Zi, z. Karen Maddocks teksa përgëzoi kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshajn për punën e bërë, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.
Ndërkaq, pas përfundimit të këtij takimi, zyrtarët në fjalë kanë vizituar Kishën e Shna Ndout në Tuz dhe Xhaminë e Nizamit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat