Shpërndahet në shkollat shqipe në Ulqin dhe Tivar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika së bashku me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Zhaklina Peto, kanë bërë shpërndarjen e abetareve mbarëkombëtare për klasat e dyta, për shkollat fillore në territorin e komunës së Ulqinit dhe Tivarit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Në deklaratën për shtyp, KKSH përkujton se Abetarja mbarëkombëtare këtë vit ka marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit që të përdoret për nxënësit shqiptarë si mjet ndihmës edukativ për klasat e dyta të shkollave fillore.
Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shprehën falënderime për këtë aktivitet, duke e vlerësuar lart vizitën e ambasadores Peto dhe interesimin e vazhdueshëm të KKSH-së për përmirësimin e kushteve edukative në këto shkolla.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat