Ulqin/Podgoricë – Kryetari i Lëvizjes “Besa” në Maqedoni, e cila udhëhiqet nga Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie, Kastriot Rexhepi, janë pritur të hënën në zyrën e Forcës së Re Demokratike në Ulqin, nga krerët e kësaj partie.
Në deklaratën për shtyp të Forcës, thuhet se temë e bisedimeve ishte situata politike në të dy vendet, me fokus të posacëm në pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, ka vlerësuar se shqiptarët në përgjithësi ballafaqohen me problematika të njëjta dhe shkëmbimi i përvojave në mes të subjekteve shqiptare mund të sjellë deri te marrëveshje më frytdhënëse.
Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënje të mira me Lëvizjen “Besa”, me qëllim të avancimit më të mirë të të drejtave të shqiptarëve kudo që janë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “849” të revistës Koha Javore
