Reinke: Aktivitetete paligjshmeminojnë institucionet demokratike

Ambasadorja amerikane në Podgoricë, Judy Rising Reinke, tha të premten, duke shpjeguar vendimin e Departamentit të Financave të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj biznesmenëve kontrovers malazezë Branislav Muçunoviq dhe Miodrag Davidoviq, se “veprimtaritë e tyre të paligjshme mundësojnë korrupsionin në Mal të Zi”.
“Aktivitetet e tyre të paligjshme minojnë institucionet demokratike dhe i hapin rrugën ndikimit keqdashës rus”. Qëllimi i këtyre aktiviteteve, bazuar në dy urdhra ekzekutivë të qeverisë amerikane, është në të vërtetë një përpjekje për të mbështetur paqen, stabilitetin dhe funksionimin themelor të institucioneve demokratike në Mal të Zi”, tha Rising Reinke.
Duke folur për pritjet nga Qeveria e re në konferencën me temën “A do të zbatojë Qeveria e re një politikë më të mirë të hapjes”, ambasadorja Rising Reinke tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po zhvillohet gjatë kohës që ajo është në detyrë në Podgoricë.
“Unë inkurajoj Qeverinë që të përfshihet në mënyrë serioze dhe të sigurojë që qytetarët e Malit të Zi t’u besojnë institucioneve dhe liderëve të tyre në mënyrë që ky vend të arrijë qëllimin e tij për anëtarësim në BE, që është edhe qëllimi ynë”, tha ambasadorja Rising Reinke.
Sipas zyrtarëve amerikanë, “veprimtaria kriminale e zotit Davidoviq i mundësoi Rusisë të komprometojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe gjyqësorin, përfshirë përpjekjet (ruse) për të ndikuar në rezultatin zgjedhor”.
Ndërkaq, Branislav Miçunoviq u sanksionua për pastrim parash dhe veprimtari korrupsioni nga trafikimi i duhanit, karburanteve dhe armëve.

A.S.

Të fundit

më të lexuarat