Projekt që synon të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi

Një marrëveshje e Bankës Evropiane për Investime dhe Republikës së Shqipërisë që ka të bëjë me financimin e linjës hekurudhore Vorë- Hanin i Hotit, është miratuar pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë.
Nga raportimi i mediave në Shqipëri bëhet e ditur se projekti në fjalë ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe se ai do të rehabilitojë linjën hekurudhore me gjatësi prej 120 kilometrash, që do të ketë dymbëdhjetë stacione hekurudhore për pasagjerë dhe mallra, me një kohë mesatare të udhëtimit prej dy orësh.
Në lidhje me projektin në fjalë, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali është deklaruar se përmes këtij projekti mundësohet ofrimi i një shërbimi modern i transportit, një arritje e lëvizshmërisë së gjelbër, e qëndrueshme dhe sipas standardeve evropiane.
Ajo ndër të tjera ka thënë se ky projekt ka për qëllim që të lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt kryeqytetit Podgoricë, dhe më tej me kryeqytetet e tjera siç është Beogradi, Zagrebi, Lubjana dhe Budapesti, përmes lidhjeve hekurudhore.
Ndërkaq, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka thënë se ky projekt strategjik është një mundësi e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë, por një mundësi e madhe edhe për Shkodrën dhe për tërë rajonin veri-perëndimor.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat