Prof. dr. DavidKalaj shpërblehet me çmimin eradhës “Oktoih”

Çmimi shtetëror “Oktoih” i jepet qytetarit të Malit të Zi ose personit juridik me seli në territorin e Malit të Zi për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe të standardit të nxënësve dhe të studentëve. Çmimi shtetëror “Oktoih” është themeluar në vitin 1970. Deri më sot këtë çmim e kanë marrë rreth 140 individë dhe 65 institucione

Podgoricë – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të Zi, njoftoi të mërkurën (20 dhjetor 2023) mbi vendimin për ndarjen e Çmimit shtetëror, “Oktoih” për vitin 2023.
Ky Çmim sipas vendimit të jurisë profesioniste, iu nda prof. dr. David Kalajt nga fakulteti matematiko-natyror i Universitetit të Malit të Zi dhe Anës Vujaçiq, mësimdhënëse e fizikës në IP- Gjimnazi “Stojan Ceroviq”, Nikshiq.
Nga ky dikaster qeveritar, bëjnë të ditur se vendimi për dhënin e këtij çmimi është bërë në bazë të numrit të pikëve, në përputhje me rregulloren.
“Këtë vendim, në përputhje me Ligjin mbi çmimet shtetërore e solli juria për ndarje të Çmimit shtetëror, “Oktoih”, në përbërje: prof. dr. Milivoje Radoviq- kryetar; doc. dr. Martin Qalasan-anëtar; Sanja Ognjenoviq-anëtare; Mirsada Shabotiq-anëtare dhe prof. dr. Nenad Vujadinoviq- anëtar” theksohet ndër të tjera në këtë njoftim.
Çmimi shtetëror “Oktoih” i jepet qytetarit të Malit të Zi ose personit juridik me seli në territorin e Malit të Zi për rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe të standardit të nxënësve dhe të studentëve. Çmimi shtetëror “Oktoih” është themeluar në vitin 1970. Deri më sot këtë çmim e kanë marrë rreth 140 individë dhe 65 institucione.
Çmimin shtetëror “Oktoih” i cili përbëhet nga pllaka, diploma dhe pjesa monetare, do t’ua ndajë fituesve, ministrja e arsimit, shkencës dhe inovacionit, prof. dr. Angjella Jakshiq- Stojanoviq, më 17 janar, 2024.
Kujtojmë se ndër vite, që në kohën kur ishte student, David Kalaj ka qenë fitues i një sërë çmimesh të rëndësishme. Në vitin 2017 ai fitoi Çmimin “Trembëdhjetë Korriku”.
Në vitin 2019 prof. dr. David Kalaj fitoi çmimin më prestigjioz të Ministrisë së Shkencës të Malit të Zi- Shkencëtari më i suksesshëm për vitin 2019.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat