Planifikimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, 9.2 milionë euro

Tuz – Sekretariati për Financa i Komunës së Tuzit organizoi të hënën më 02 dhjetor 2024 organizoi një debat publik në lidhje me buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2025, i cili është planifikuar të jetë, 9.2 milionë euro, nga të cilat 2 milionë e 275 mijë për investime kapitale, mirëpo, kjo shumë për këto investime nuk është e gjitha.
Siç shprehet sekretari i Sekretariatit për Financa në Komunën e Tuzit, Driton Gjokaj, Komuna e Tuzit ka marrëveshje me Drejtorinë për Investime Kapitale për shumë projekte që harton komuna, bën prokurimet publike, ndërsa financimin e kryen drejtoria në fjalë.
“Buxheti i vitit 2024 është realizuar mbi 83 për qind, çfarë është diçka shumë pozitive jo vetëm për mua si sekretar të Sekretariatit për Financa, por për të gjithë stafin e komunës. Realizimi po shkon sipas planit, dhe shpresoj se deri në fund të vitit, buxhetin do ta realizojmë në mënyrë të plotë” tha Gjokaj.
Ai u shpreh optimist se edhe në vitin 2025 do të arrijnë t’i realizojnë të ardhurat, në mënyrë që t’i shlyejnë të gjitha detyrimet dhe obligimet e komunës, me qëllim realizimin edhe të investimeve kapitale, për të ndikuar në një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve.
Me buxhetin e planifikuar të Komunës së Tuzit për vitin 2025, ndër të tjera janë planifikuar subvencionimet për sektorin e bujqësisë, sikurse dhe vitin e kaluar, në shumën prej 550 mijë euro.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat