“Përshtatja dhe fuqizimi i qëndresës së bashkësive lokale (komunave) në ndryshimet klimatike në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi”

Në ambientin e Universitetit “Donja Gorica” në Podgoricë, më 6 shtator 2023, është mbajtur konferenca gjegjësisht tryeza e rrumbullakët në temën “Përshtatja dhe fuqizimi i qëndresës së bashkësive lokale (komunave) në ndryshimet klimatike në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi”, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, bashkë me nënkryetarin e komunës, Huso Brdakiq dhe shefin e Shërbimit të policisë komunale, Semih Rexhepagiq.
Kryetarja e komunës Anella Çekiq ka folur mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në Komunën e Gucisë dhe në nxitjet (provokimet) me të cilat shërbimet e komunës ballafaqohen.
Ndryshimet klimatike nuk njohin kufij administrativ, andaj bashkëpunimi rajonal në atë lëmi duhet të vazhdojë, është konkluduar në tryezën e rrumbullakët. Drejtoresha e Qendrës për ndryshime klimatike të Universitetit “Donja Gorica”, Ivana Vojinoviq, në fjalën e rastit ka theksuar rëndësinë e nismës së aktiviteteve rajonale në luftë kundër ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor, i cili gjithnjë e më shumë do të jetë i ekspozuar rreziqeve të skajshme hidrometeorologjike.
Në tryezën e rrumbullakët në cilën kanë folur përfaqësuesit e ca komunave nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina e Serbia, është konkluduar që bashkëpunimi rajonal në këtë lëmi duhet të vazhdohet, sepse ndryshimet klimatike nuk njohin kufij administrativ, duke shtuar se duhet të ekzistojë komunikimi konstant në mes të qyteteve dhe shteteve të rajonit sipas çështjes së shfrytëzimit të resurseve të përbashkëta natyrore, në veçanti të ujërave.
“Posaçërisht janë ftuar prurësit e vendimeve në nivelin shtetëror që më shumë kujdes t’u përkushtohen vetëqeverisjeve lokale, sepse ngjarjet e skajshme (ekstreme) klimatike ndodhin në nivelin lokal dhe më së shumti godasin banorët lokalë dhe ekonominë”, thuhet në komunikatë.
Tryezën e rrumbullakët në fjalë e ka organizuar Qendra për ndryshime klimatike e Universitetit “Donja Gorica”, në kuadër të projektit “Përshtatshmëria dhe qëndrueshmëria e bashkësive lokale (komunave) në ndryshime klimatike”.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat