Përkeqësohet situata epidemiologjike

Ulqin – Situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit është përkeqësuar ditëve të fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 e për pasojë ka pasur edhe disa të vdekur.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të infektuarve në Komunën e Ulqinit të martën ka arritur shifrën 302.
ISHP-ja ka bërë të ditur se vlera e incidencës kumulative në Komunën e Ulqinit, për periudhën dyjavore, nga 6 deri më 19 shkurt 2021, është 1416.47 të infektuar për 100 mijë banorë, duke e renditur Ulqinin në zonën e katërt, ku gjenden komunat me nivelin më të lartë të të infektuarve. Vetëm dy komuna – Budva dhe Tivati kanë vlerë më të lartë të incidencës kumulative sesa Komuna e Ulqinit në nivel të Malit të Zi. (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat