Për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillave Kombëtare Shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, i shoqëruar nga nënkryetari Ibër Hoti dhe anëtari i KKSH-së, Tahir Tahiri, zhvilluan të premten një vizitë pune në Luginën e Preshevës, ku u pritën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Pjesëtarët e dy delegacioneve shprehën gatishmëri për fillimin e një bashkëpunimi në mes të dy Këshillave Kombëtare Shqiptare në fusha të ndryshme që janë kompetencë e këtyre institucioneve.
Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka deklaruar pas takimit se ishte kënaqësi të jetë mysafir i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi.
Ai ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që shqiptarët në Malin e Zi dhe në Serbi t’i koordinojnë veprimet bashkë për disa çështje të përbashkëta, sidomos në sferën e arsimit, kulturës, përfaqësimit proporcional, përdorimit të gjuhës shqipe në institucione. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “852” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat