Për intensifikim të bashkëpunimit rajonal

Podgoricë – Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka qëndruar të enjten dhe të premten në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga krerët më të lartë shtetërorë.
Në takim me kryetarin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të intensifikojnë bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve të ndërlikuara globale, me ndërgjegjësimin e plotë për përgjegjësinë e përbashkët për të ardhmen e rajonit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.
Duke përgëzuar sekretaren e re të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, kryetari Gjukanoviq vuri në dukje se ashtu si më parë Mali i Zi do të jetë një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i Këshillit dhe do t’i mbështesë të gjitha aktivitetet me interes të përbashkët.
Ai ka rikujtuar arritjet e politikës së jashtme të Malit të Zi, pranimin në NATO, për rrugën dinamike drejt anëtarësimit në BE dhe për angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat