Komisioni për Sistem Politik i Qeverisë së Malit të Zi, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, miratoi të martën një paketë sanksionesh kundër Rusisë, e cila më parë ishte prezantuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE).
E që vendimi të hyjë në fuqi, qeveria duhet ta konfirmojë atë.
Sipas vendimit, sanksionet zbatohen për 696 shtetas rusë, si dhe për institucione financiare, prona, tregti dhe shpërndarje të mallrave.
Lista e të sanksionuarve përfshin presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, ministrin e Brendshëm Vladimir Kolokoltsev, liderin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ish-presidentin rus dhe nënpresidentin aktual të Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev.
Në listë janë edhe Igor Sechin, shef ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës “Rosneft” dhe Nikolai Tokarev, shef ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit “Transneft”.
Duke ndjekur politikën e Bashkimit Evropian, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sanksione kundër Rusisë më 1 mars, por nuk i ka marrë vendimet e nevojshme për t’i zbatuar ato.
Po të martën, BE-ja vendosi për një pako tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë, që është e katërta.
