Numri i hyrjeve të paligjshme në BE përmes rrugës ballkanike është në rënie

Në raportin e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) thuhet se numri i kalimeve të paligjshme kufitare nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian është ulur me 75 për qind në gjysmën e parë të vitit.
“Numri i kalimeve të paligjshme të kufijve nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian është ulur me 75 për qind në gjysmën e parë të vitit”, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).
Frontex sqaroi se të dhënat e tyre paraprake tregojnë se rënia më e madhe e kalimeve të paligjshme kufitare është shënuar në rrugët e emigrantëve të Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut Qendror dhe se në mesin e emigrantëve të paligjshëm, më së shumti shtetas janë shtetas të Sirisë, Malit dhe Afganistanit.
“Në periudhën janar-korrik 2024, numri i kalimeve të paligjshme të zbuluara në rrugën e Ballkanit Perëndimor ka vazhduar të zvogëlohet ndjeshëm në pak më shumë se 12,400, ndërkohë që në të njëjtën periudhë është shënuar një rënie prej 64 për qind, ose 32,200 kalime. Megjithatë, Mesdheu qendror mbetet rruga më aktive e migrimit drejt BE-së. Rënia e këtij viti mund t’i atribuohet kryesisht masave parandaluese të autoriteteve tuniziane dhe libiane për të penguar aktivitetet e kontrabandistëve”, tha Frontex.
Rruga e Ballkanit Perëndimor i referohet ardhjeve të paligjshme në BE përmes Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e cila edhe në vitet e mëparshme ishte një nga rrugët kryesore të migrimit drejt Evropës.
Sipas të dhënave zyrtare të Frontex, 2900 oficerë dhe personel të kësaj agjencie janë të angazhuar në mbrojtjen e kufijve të BE-së.
Frontex filloi zyrtarisht aktivitetet operacionale në Mal të Zi në nëntor 2023, sipas Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi, e cila u nënshkrua në maj të po këtij viti. Sipas marrëveshjes, 60 anëtarë të Frontex janë vendosur në kufirin malazez.

A.S.

Të fundit

më të lexuarat