Podgoricë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, është takuar të mërkurën e kaluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë me diplomatët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka bërë të ditur se i ka informuar ata për mënyrën e funksionimit të këshillave kombëtare, për shqiptarët në Malin e Zi dhe çështje të tjera me interes për ta.
Në fund, Nika u ka uruar diplomatëve të rinj “sukses në karrierën e tyre diplomatike dhe të na përfaqësojnë denjësisht si shqiptarë kudo në botë”. (Kohapress)
