Nënshkruhet marrëveshja për kryerjen e punimeve në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit

Guci – Të premten më 17 shkurt 2023, në Drejtorinë për projekte kapitale është nënshkruar marrëveshja për kryerjen e punimeve në rikonstruktimin e rrugës kryesore të qytetit në Guci në vlerë 968 mijë euro.
Ndonëse janë krijuar kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes, pas zbatimit të procedurës së tenderimit, në Drejtorinë për projekte kapitale, të premten e kaluar është mbajtur takimi në të cilin kanë qenë të pranishëm drejtori i drejtorisë në fjalë, Esmin Beqoviq, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq me bashkëpunëtorët – nënkryetarin e komunës, Edon Balidemaj dhe drejtorin e Drejtorisë për investime dhe rregullim hapësinor, Shemso Jaroviq si dhe përfaqësuesi i firmës ndërtimore “Indell Inzenjering” nga Podgorica e cila do t’i kryjë punimet.
Gjatë punës së takimit të përbashkët është theksuar se përveç këtij projektit më të rëndësishëm për Gucinë, do të kryhen punimet edhe në rikonstruktimin e rrugës në fshatin Vuthaj në vlerë 1.028.000 euro, si dhe në rikonstruktimin e rrugës së komunikacionit prej urës në Lumin Vruja deri te Xhamia e Çekiqve në vlerë 484 mije euro, për të cilat pak ditë më parë po ashtu janë nënshkruan marrëveshjet.
Kryetarja e Komunës, Anella Çekiq ka thënë se “mundi dhe përkushtimi i shërbimeve të Komunës në valorizimin e plotë të bukurive natyrore, por edhe të gjitha të tjerave të cilat duhet të jenë shtytëse për zhvillimin e Komunës sonë, këto ditë japin rezultate të cilat plotësisht do të ndryshojnë në të mirë pamjen e Gucisë. Posaçërisht na gëzon e dhëna se ato rezultate më së miri do t’i ndiejnë bashkëqytetarët tanë, të cilët edhe janë në fokusin e politikës të cilën e ushtrojmë. Me këtë projekt Gucia do te fitojë njërën prej rrugëve kryesore të qytetit të rregulluar në mënyrën më moderne, me çka edhe krijohen kushtet që ajo njëherazi të jetë shesh i qytetit, e cila me bukurinë dhe përmbajtjet e veta do të jetë pikënisje e të gjithë turistëve dhe vizituesve. Ajo po ashtu është edhe çështje e madhe pozitive për hotelierët e tregtarët tanë dhe të gjithë të tjerët, që në mënyrën më të mirë të valorizojnë aftësitë e veta sipërmarrëse. Ky projekt gjithsesi do të japë shtytje të madhe edhe promovimit turistik dhe valorizimit të të gjitha bukurive të komunës sonë”, ka konfirmuar kryetarja Anella Çekiq.
“Çdo projekt i cili kryhet apo do të kryhet në Guci do të jetë kënaqësi jona e përbashkët. Pas çdo projekti të tillë, jemi të sigurt se Gucia do të jetë vend ku do të jetohet më mirë dhe më bukur”, thuhet në komunikatën për media në shërbimin për informata të Komunës së Gucisë.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat