Guci – Delegacioni i Ambasadës së Japonisë në Mal të Zi, të martën më 25 qershor 2024, zyrtarisht ka vizituar Komunën e Gucisë, përkitazi me implementimin e projektit për nevojat themelore të banorëve të kësaj komune.
Në fakt, Qeveria e Japonisë në vitin 2021, ka siguruar mjetet në të holla në shumën prej 73,000 euro, në qëllim të avancimit të kushteve jetësore të banorëve në Komunën e Gucisë, gjegjësisht për blerjen e automjetit-makina të kombinuara të cilin sot e shfrytëzon SH.P.K. “Veprimtaritë komunale” në Guci. Pajisja e dhuruar, veç është në përdorim, por për herë të parë i është prezantuar delegacionit të Japonisë në këtë vizitë.
Delegacionin e Ambasadës së Japonisë në Mal të Zi e ka udhëhequr sekretarja Ajumi Urabajashi dhe e ka shoqëruar u.d. të drejtorit së Drejtorisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe zhvillim të veriut në Ministrin e turizmit, ekologjisë, në Qeverinë e Malit të Zi, Dallibor Jashoviq.
Mysafirët e lartë i ka pritur dhe u ka dëshiruar mirëseardhje kryetari i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq dhe ushtruesi i porsazgjedhur i detyrës së drejtorit të SHPK “Veprimtaritë komunale” në Guci, Fahrudin Dervisheviq me bashkëpunëtorët e vet, të cilët më parë kanë inspektuar automjetin e dhuruar e pastaj kanë mbajtur takimin në lokalin e Kuvendit të Komunës së Gucisë, ku është bërë prezantimi i donacionit të sipërpërmendur.
Kryetari i Komunës, Sanell Balliq ka falënderuar Qeverinë e Japonisë për dhuratë, duke shtuar se kjo dhuratë vërtetë me vlerë, çdo ditë lehtëson punën e punëtorëve të SHPK “Veprimtaritë komunale”, e me këtë edhe servis më të shpejtë të gjithë qytetarëve në territorin e Komunës së Gucisë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në mes të Qeverisë së Japonisë përmes Ambasadës së saj në Mal të Zi dhe Komunës së Gucisë.
Shaban Hasangjekaj