Në vizitë zyrtare njëditëshe Komunës së Gucisë

Guci – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe njëherazi ministri i punëve të jashtme, Ervin Ibrahimoviq, bashkë me ministrat, Damir Gutiq, Mirsad Azemoviq dhe Ernad Suleviq dhe sekretarin e Ministrisë së diasporës, Adell Omeragiq, ka kryesuar delegacionin e Qeverisë i cili më 8 nëntor 2024, ka qëndrua në vizitë njëditëshe Komunës së Gucisë, ku janë takuar me kryetarin e Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, kryetarin e Kuvendit të Komunës, Edvin Bektesheviq dhe me bashkëpunëtorët e tyre, për të biseduar mbi projektet kyçe të rëndësishme për zhvillimin e Gucisë.
“Gjatë vizitës, delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi, stafin punëdrejtues (udhëheqësinë) të Komunës e ka njoftuar mbi aktivitetet e Qeverisë së shtetit përkitazi me projektet infrastrukturore, me ç’rast janë analizuar nxitjet (provokimet) momentale, si dhe prioritetet e Komunës.
Në fjalën e rastit, nënkryetari i Qeverisë, Ervin Ibrahimoviq, ka theksuar se Gucia është komunë me potenciale madhore dhe ka porositur se projektet infrastrukturore rrugore: Guci-Krushevë-Plavë dhe Guci-Grebajë, do të jenë pjesë përbërëse e buxhetit për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën për opinion dhe media të Partisë Boshnjake, duke shtuar në vazhdim se ai ka deklaruar që Qeveria e Malit të Zi maksimalisht do t’i përkushtohet zhvillimit të Gucisë.
Ministri i përkujdesit social, kujdesit mbi familje dhe demografi, Damir Gutiq, ka paralajmëruar për fillimin e vitit të ardhshëm ndërtimin e objektit shumëdestinues në Guci, ku do të vendosen institucionet të cilat merren me problemet e mbrojtjes sociale, punësimit dhe kujdesit mbi pensionistët.
Ministri i diasporës, Mirsad Azemoviq, ka thënë se diaspora e Gucisë është shembulli më i mirë i raportit ndaj vendlindjes së vet. Ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë i përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik të administratave lokale dhe diasporës.
Ministri për zhvillimin rajonalo-investues dhe bashkëpunimin me organizatat joqeveritare, Ernad Suleviq, ka paralajmëruar masat konkrete të mbështetjes së komunave në veri të shtetit.
Kryetari i posa rizgjedhur i Komunës së Gucisë, Sanell Balliq, ka theksuar se e bën të lumtur bashkëpunimi më shumë se i mirë me Qeverinë e Malit të Zi. “Në fjalën e rastit ka bërë me dije se Gucia së shpejti do të ketë të gjitha përmbajtjet të cilat i kanë komunat moderne, para së gjithash sallën e sportit, terrenet e tenisit, objektet e rikonstruktuara të shkollës dhe kopshtit parashkollor, ndërsa fokusi gjithsesi mbetet që objektet e rëndësishme infrastrukturore të vihen në përfundim”.
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Edvin Bektesheviq, ka porositur se qëllim i përbashkët është krijimi i kushteve sa më të mira për zhvillimin e Gucisë. Takimi dypalësh është përmbyllë me marrëveshje mbi hapat konkret dhe afatet për avancimin e kushteve lokale me porosi se forcimi i infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik janë çelës prosperitet të Gucisë.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat