Plavë/Guci – Përgjatë disa ditëve të javës së kaluar, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ishin në vizitë zyrtare në Nju Jork. Gjatë kësaj vizite ata patën rast që të takohen edhe me përfaqësuesit e shoqatave të diasporës së plavë-gucisë, të cilat ekzistojnë në këtë qytet miliona banorësh.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryetarët Çekiq dhe Canoviq, kanë qenë mysafirë të Këshillit të Qendrës së përbashkët Kulturore Islamike të Plavës dhe Gucisë në Qendrën Islamike boshnjake në Riçmont Hill.
Mysafirët, në emër të nikoqirit, i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje haxhi Ragip Çekiq, i cili në pika të shkurtra të pranishmit i ka njoftuar me aktivitetin e punës së këtij institucioni, thuhet në deklaratën e tij për media dhe rrjete sociale.
Mysafirët e lartë nga komunat e vendlindjes, bashkëvendësit e pranishëm mërgimtarë në Nju Jork dhe më gjerë, i kanë informuar mbi gjendjen momentale në komunat në krye të së cilave qëndrojnë, si dhe me planet për të ardhmen.
Njëzëri (unanimisht) janë pajtuar se edhe më tej duhet vazhduar me bashkëpunimin e deritanishëm të diasporës dhe vendlindjes, me çka edhe janë të mirënjohur, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë dhe se për këtë shumëkush ua ka lakmi.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës Humanitare “EURO Gusinje”, Mirza Vukel.
Sh. Hasangjekaj
