Në vizitë njëditëshe zyrtareKomunëssë Gucisë

Guci – Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, të enjten, më 30 maj 2024, qëndroi në vizitë njëditëshe zyrtare Komunës së Gucisë. Atë me stafin punëdrejtues e priti dhe i uroi mirëseardhje kryetari i Komunës, Sanell Balliq.
Presidenti Millatoviq në bisedë me kryetarin e Komunës dhe stafin udhëeheqës të saj është njoftuar me nxitjet (provokimet) e shumta me të cilat ballafaqohet kjo komunë.
“Avancimi i infrastrukturës së komunikacionit (trafikut) përmes inkuadrimit së projekteve relevante në buxhetin kapital, do të jetë motivim i rëndësishëm në valorizimin e potencialeve turistike dhe përmirësimit të cilësisë së jetës të të gjithë banorëve të kësaj treve”, ka deklaruar për opinion dhe media presidenti Millatoviq dhe në vazhdim ka shtuar se “në atë mënyrë do të krijohen kushtet për zhvillim më të shpejtë të kësaj Komune nga e cila të rinjtë nuk do të shkojnë në mërgatë, por edhe ata që kanë shkuar do kthehen dhe do të kontribuojnë avancimit të gjithmbarshëm të shtetit të Malit të Zi”.
Kryetari i Komunës së Gucisë , Sanell Balliq, e ka falënderuar presidentin Millatoviq për vizitë dhe ka theksuar se është i domosdoshëm angazhimi më i madh dhe përkrahja më e vendosur e qeverisë së shtetit, që do të ishte e rëndësisë së madhe për prosperitet dhe zhvillim të ardhshëm të kësaj komune.
Presidenti Millatoviq ka konfirmuar se kjo komunë në mënyrën më të bukur dëshmon mbi harmoninë multikonfesionale e multietnike dhe të bashkëjetesës të cilat banorët e kësaj treve me kujdes dhe ndërgjegje i kultivojnë.
“Vetëm Mali i Zi i bashkuar në larmi në të cilat respekti, solidariteti dhe barazia përbëjnë vlerat themeluese, mund të hapërojë në ardhmëri më të sigurt dhe të sendërtojë prosperitet shoqëror dhe ekonomik”, ka theksuar në fjalën e rastit presidenti Millatoviq.
Gjatë vizitës së bërë Gucisë, presidenti Jakov Millatoviq ka vizituar Muzeun etnologjik “Dhoma guciane” dhe objektet fetare të tri konfesioneve tradicionale myslimane, katolike dhe ortodokse, kurse vizitën zyrtare njëditëshe të bërë Komunës së Gucisë e ka përfunduar në bisedë me afaristë ekonomikë dhe të rinj të kësaj Komune.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat