Ne nuk do të marrim pjesë në krijimin e “botës serbe”

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj i ka sugjeruar kreut të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiqit që të mos i përmend dhe përziej shqiptarët në kuadër të projektit të tij, siç e ka quajtur Gjeloshaj, shovinist të shtetësisë së dyfishtë.
Gjeloshaj ka deklaruar kështu pasi më herët kreu i Kuvendit Andrija Mandiq, është shprehur se shumë shqiptarë dhe boshnjakë në botë përveç shtetësisë së tyre do të dëshironin të kishin edhe shtetësinë malazeze, duke thënë se pret që përfaqësuesit e këtyre pakicave në kuvend të mbështetësin ndryshimet e Ligjit për Shtetësinë.
“Nënkryetar i Kuvendit Andrija Mandiq, shpresoj se kjo është hera e fundit që përmendni dhe lidhni shqiptarët në kuadër të projektit Tuaj shovinist ‘të dyshtetësisë’ dhe se është vërtetë cinike që ju t’i ndryshoni shqiptarët, aq më tepër që ne tashmë e dimë se si ‘punon’ dhe sa kemi parë në veprim se ju nuk respektoni as fjalën, as firmën”, është shprehur Gjeloshaj.
Zv/kryeministri dhe ministri i zhvillimit ekonomik, njëherësh dhe lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj në vazhdimin e reagimit të tij drejtuar kreut të kuvendit thekson se, shqiptarët i kanë përfaqësuesit e tyre dhe se ata do të dinë se si t’i zgjedhin çështjet dhe problemet e tyre, duke i thënë, që ai është i fundit i cili mund t’i përmend.
“Një herë kemi gabuar dhe i kemi besuar firmës dhe fjalës tënde, por më jo. Ne do të gjejmë mekanizmat dhe të presim ditën që të fshijmë votën të cilën e kemi dhënë për Juve, përkatësisht për kryetarin e Kuvendit”, shprehet Gjeloshaj.
Ai ka shtuar se ideja e kreut të Kuvendit Mandiq për dyshtetësinë, nuk është për shqiptarët por që ai është projekt, siç e ka quajtur Gjeloshaj, “i botës së tij” i cili për Ju, shton Gjeloshaj, është ndoshta legjitim, por jo edhe për ne.
“Pra mos i përzieni shqiptarët në këto plane. Ne nuk do të marrim pjesë në krijimin e “botës serbe” dhe as në botë të tjera imagjinare dhe të ngjashme, mbi baza nacionale. Ndryshimi i strukturës së popullsisë siç z. Mandiq dëshiron, është gjithashtu kundër konventave ndërkombëtare, dhe ne këtë në asnjë mënyrë nuk do ta mbështesim. Ne nuk destabilizojmë dhe nuk veprojmë në shkatërrimin e të ardhmes evropiane të Malit të Zi dhe kundër normave ndërkombëtare” është shprehur Gjeloshaj.
Më tutje, ai thekson se veprimi i tyre politik është vetëm mbi bazën e programit që kanë rënë dakord, të cilin e kanë me kryeministrin, Millojko Spajiq.
“Sepse tashmë marrëveshja e famshme për ne më nuk ekziston, dhe unë nuk e kam shkelur asnjëherë sepse respektoj nënshkrimin dhe fjalën time, dhe këtu dallojmë”, përfundon reagimi i zv/kryeministrit Gjeloshaj drejtuar kreut të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiqit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat