Podgoricë – Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në seancën e 44-të të Qeverisë e cila u mbajt të enjtën (16 mars 2023), prezantoi informacionin mbi programin “Stop inflacionit” me të cilin parashikohet që njëzetepesë produkte ushqimore të blihen nga konsumatorët me çmimin minimal.
Kjo është marrëveshje që kjo ministri ka arritur me pesë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë në Mal të Zi, si përgjigje ndaj problemit të ngritjes së çmimeve të produkteve bazike jetësore dhe normës së lartë të inflacionit.
Në lidhje me këtë iniciativë, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq ka thënë se shumë shpejtë nëpër raftet e shitoreve që janë pjesë e këtij aksioni, eventualisht nga e marta (21 mars 2023), konsumatorët do të mund t’i blejnë 25 produkte me çmim minimal, dhe se ato do të jenë qartazi të evidentuara me logon “Stop inflacionit”, në mënyrë që qytetarët të dinë sakstësisht se cilat produkte janë pjesë e këtij aksioni.
“Çmimet do të jenë minimale për këto prodhime. Tregtarët kanë dalë me çmime minimale të cilat edhe në rajon janë më konkurrentet”, ka thënë Gjuroviq, duke shtuar se tregtarët kanë të drejtë që ta zgjerojnë këtë listë, por jo edhe ta reduktojnë.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq është shprehur se shumica e tregtarëve ka paralajmëruar zgjërimin e listës, për ç’gjë ai ka shprehur falënderim.
“Secili zinxhir do të ketë shportën e tij të konsumit brenda këtij aksioni, çfarë do të thotë se ato nuk do të jenë të njëjta në të gjitha marketet”, ka theksuar Gjuroviq.
Ai më tutje ka njoftuar se ky aksion do të vlejë deri në fund të muajit prill pas së cilit, siç ka thënë ai, do të fillojë aksioni i ri, ndërsa është shprehur se qëllimi i këtij aksioni dhe i futjes se shportës kundër inflacionit është që të ulet presioni në standardin jetësor të
qytetarëve dhe të kontribuohet në stabilitetin e çmimeve të produkteve bazike jetësore.
t. u.