Memorandumi ka forcuar dhe thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare

Podgoricë – Zëvendëskryeministri për politikë ekonomike dhe ministri i
Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka pritur të mërkurën e kaluar (19 shkurt 2025) ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai e ka cilësuar takimin të shkëlqyer, duke thënë se ka nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike dhe tregtare midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë forcuar dhe thelluar më tej me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
“Si rezultat i efikasitetit dhe suksesit të këtij Memorandumi, pak ditë më parë një numër rekord kompanish amerikane vizituan vendin tonë si pjesë e Shoqatës Amerikane të Biznesit të Evropës Qendrore (ACEBA)”, ka shkruar Gjeloshaj.
Në anën tjetër, sipas këtij postimi, ambasadorja Reinke e ka falënderuar Gjeloshajn për mikpritjen e mrekullueshme dhe të ngrohtë të kompanive amerikane dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat