Marrëveshje për një emision televiziv të posaçëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi janë takuar të mërkurën në Prishtinë me drejtorin e Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar dhe janë marrë vesh që shumë shpejt të nisin realizimin e një emisioni të përhershëm televiziv në RTK, përmes të cilit do të pasqyrohet jeta, sfidat dhe zhvillimet e shqiptarëve në trevat shqiptare në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të thellë kulturore, shpirtërore dhe identitare mes shqiptarëve në të gjitha trevat. Faleminderit drejtorit të RTK-së për gatishmërinë dhe mbështetjen e pa rezervë për të jetësuar këtë iniciativë me vlerë të madhe kombëtare”, thuhet në deklaratën për shtyp të KKSH-së.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat