Marrëdhënie të shkëlqyeshmedhe bashkëpunim intensiv

“Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj ka theksuar se, fokusi i punës së tij është zhvillimi ekonomik, modernizimi i ndërtimit të infrastrukturës, për të cilën ministrat Gjeloshaj dhe Aliu janë pajtuar që do të vazhdojnë me të gjitha forcat, përgatitjet për finalizimin e rrugës Plavë/Guci- Deçan, duke rënë dakord që të sigurojnë mjete shtesë për këtë projekt”

Qeveria e Malit të Zi fuqishëm dhe me vendosmëri vazhdon të promovojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Republikën e Kosovës, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe komunikimin e ndërsjellë në rrugën drejtë realizimit të qëllimit të përbashkët, përkatësisht të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është shprehur nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj gjatë takimit që zhvilloi me ministrin e Mjedisit Jetësor, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliun.
Bashkëbiseduesit në fillim të këtij takimi kanë potencuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës si dhe bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat.
“Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj ka theksuar se, fokusi i punës së tij është zhvillimi ekonomik, modernizimi i ndërtimit të infrastrukturës, për të cilën ministrat Gjeloshaj dhe Aliu janë pajtuar që do të vazhdojnë me të gjitha forcat, përgatitjet për finalizimin e rrugës Plavë/Guci- Deçan, duke rënë dakord që të sigurojnë mjete shtesë për këtë projekt”, thuhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Ndërkaq, bashkëbiseduesit në këtë takim kanë theksuar rëndësinë e ndërtimit të autostradës Andrijevicë- Çakorr- Pejë, të njërit ndër, siç kanë thënë ata, potencialeve më të mira infrastrukturore i cili lidhë Malin e Zi me Kosovën, duke mundësuar një bashkëpunim më të afërt ekonomik.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat