Mali i Zi, faktor kohezioni i Ballkanit Perëndimor

Mali i Zi është faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, është ky mesazhi nga takimi që zhvilloi kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të angazhuar për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms Obrajën.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka shprehur kënaqësi për dinamikën e kontakteve me kryeministrin Spajiq, duke thënë kështu se Mali i Zi padyshim po përparon drejt Bashkimit Evropian.
“Mali i Zi është aleat i besueshëm i NATO-s, dhe jam i sigurt se, gjithashtu do të jetë edhe anëtari i ardhshëm e Unionit Evropian. Në këtë aspekt, ka mbështetjen e plotë të SHBA-së” është shprehur Obrajën.
Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq ka theksuar se Mali i Zi ka përgatitur një plan shumë ambicioz reformash të cilat, siç ka thënë, do t’i zbatojë në planin e përafrimit me tregun unik evropian.
Në të njëjtën kohë, njëra nga tematikat e takimit ka qenë edhe plani i rritjes, për të cilin liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian u mblodhën në Mal të Zi, në mënyrë që të bisedojnë mbi pakon e mbështetjes me vlerë prej gjashtë miliardë eurosh në grantet dhe në kreditë e volitshme.
“Prandaj, plani i rritjes është një ndër gjërat më të rëndësishme për Malin e Zi, i cili nga tregu prej gjysmë milioni, do të dalë në tregun prej gjysmë miliardi” ka thënë kryeministri Spajiq.
Në këtë takim, dy zyrtarët kanë biseduar edhe mbi çështjet aktuale, duke vënë në dukje rëndësinë e dialogut ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të realizimit të interesave të përbashkëta.
“Samiti i mbajtur në Kotorr, ka qenë rast i mirë edhe për forcimin e bashkëpunimit ndër-fqinjësor”, janë pajtuar bashkëbiseduesit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat