Tuz – Kuvendit i Komunës së Tuzit në kudër të kryeqyteti, në seancën e mbajtur të mërkurën e kaluar, pas pëlqimit paraprak të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, ka miratuar vendimin mbi kompensim për pajisje komunale të truallit ndërtimor për objekte të paligjshme.
Në këtë dokument- vendim të kuvendit të komunës së Tuzit në kudër të kryeqytetit, përcaktohen kushtet, lartësia, mënyra, afatet dhe proceduarat e pagesës së kompensimit për pajisje komunale të truallit ndërtimorë për objekte të paligjshme. “Kompensimi do të llogaritet në bazë të elaboratit të studimit të gjendjes së nxjerrë të objektit të ndërtuar, të vërtetuar nga organizata gjeodezike e licencuar për metër katrorë, të sipërfaqes neto të objektit dhe për metër katrorë të hapësirave të hapura në parcelën e dedikuar për kryerjen e veprimtarisë. Organi kompetent për lëshimin e vendimit për legalizimin e objektit të paligjshëm duhet t’i paraqes Sekretariatit për Financa të ardhurat lokale dhe investimet, elaboratin e studimit të gjendjes së nxjerrë të objektit të ndërtuar për llogaritjen e kompensimit”, thuhet në këtë dokument- vendim.
Sipas dokumentit në fjalë, kufijtë e zonave janë përcaktuar në bazë të dokumenteve të planifikimit, kufijve dhe komunave kadastrale. Zona 1 e cila përfshin KK Tuz, KK Dinoshë (përveç vendbanimeve: Pikalë, Priftën, Llofkë dhe Selisht), Vllanën dhe Rakiqin, brenda kufijve të vendbanimit, KK Vrane dhe KK Vuksanlekaj. Dhe Zona 2 e cila përfshinë të gjitha vendbanimet e tjera rurale dhe truallin në territorin e Komunës së Tuzi. “Çmimi për 1 metër katrorë për Zonën 1, për ata të cilët do të bëjnë pagesën menjëherë do të jetë 15 euro, kurse ata të cilët këtë pagesë do ta bëjnë në 120 apo 240 këste, çmimi do të jetë 17 euro, kurse Zona 2, është e liruar nga kjo pagesë, i tha kryetari i kuvendit, Z. Fadil Kajoshaj, gazetës “Koha Javore”. Ndërkaq, sipas këtij dokument- vendimi, kompensimi për objektet ilegale paguhet në llogarinë e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, kurse pagesa mund të bëhet një herësh ose në këste të barabarta mujore të cekura në kërkesë të pronarit të objektit të paligjshëm, më së shumti në 240 këste mujore.
“Pagesa e njëhershme nënkupton pagesën e kompensimit në shumën totale në afat prej 15 ditësh nga dita e lidhjes së kontratës për kompensim në rast kur pronari i objektit të paligjshëm ka të drejtë në zbritje prej 20përqind në vlerën e llogaritur të kompensimit.
Llogaritet zbritje shtesë prej 35përqind për objektet e paligjshme të banimit themelor deri në 200 metra katror të sipërfaqes së përgjithshme neto, përkatësisht 30përqind zbritje shtesë për objekte të paligjshme të banimit me sipërfaqe të përgjithshme neto deri në 500metër katrorë”, thuhet në mes tjerash në këtë dokument- vendim. Vendimi mbi kompensim për pajisje komunale të truallit ndërtimor për objekte të paligjshme është miratuar nga këshilltarët e të gjitha partive politike në kuvend, me përjashtim të një këshilltari të Partisë Boshnjake i cili ka votuar kundër këtij vendimi. t. u.
