Gucia së shpejtime seksion tëDrejtorisë së Tatimit

Guci – Përfaqësuesit e Drejtorisë së Tatimit të Malit të Zi, në krye me U.D. të drejtorit, Savo Llaketiq, më 10 maj 2024 kanë qëndruar në Guci, me ç’rast janë takuar me kryetarin e Komunës së Gucisë, Sanell Balliq.
Temë diskutimi ka qenë hapja e byrosë (zyrës) së Drejtorisë së Tatimit në Guci, hapja e të cilës është paralajmëruar deri në fund të muajit maj të këtij viti.
Zyrat e Drejtorisë së tatimit do të vendosen në ndërtesën (objektin) e Kooperativës së dikurshme “Alo Hot” në qendër të Gucisë, të cilën Komuna e Gucisë e ka blerë.
Kryetari Balliq, në fjalën e rastit, ka thënë se ishte i lumtur me faktin se Gucia së shpejti do të fitojë seksionin e Drejtorisë së Tatimit. Ai në vazhdim ka shtuar se “Me hapjen e seksionit në fjalë do t’ua lehtësojmë punën në kryerjen e obligimeve të veta të përditshme qytetarëve, të punësuarve dhe subjekteve ekonomike që punojnë dhe veprojnë në Komunën e Gucisë. Ne duhet të jemi shërbim i qytetarëve dhe jashtëzakonisht jam i kënaqur se edhe Drejtoria e Tatimit e ka njohur rëndësinë e hapjes së byrosë (zyrës) në Guci.”
Pajisja e lokaleve të seksionit të Drejtorisë së Tatimit në Guci veç ka filluar, ndërsa zyrën e ardhshme dhe zhvillimin e punimeve në të e kanë inspektuar zotërinjtë Llaketiq dhe Balliq.

Shaban Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat