Gjakova, pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi

Gjakovë – Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur një delegacion të Sekretariatit të përbashkët teknik të Programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2014-2020 Kosovë – Mali i Zi”, të kryesuar nga Sanja Todoroviq, drejtuese e këtij sekretariati.
Nga zyra për informim e kryetarit të Komunës së Gjakovës kanë bërë të ditur se në takim me anëtarët e këtij sekretariati është biseduar për mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushat me prioritet për të dyja vendet, siç janë punësimi, turizmi, mjedisi e të tjera.
“Zyrtarët malazias janë zotuar para kryetarit Gjini se në kuadër të këtij bashkëpunimi, do ta ndihmojnë komunën e Gjakovës edhe në trajnimin e stafit komunal për hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë të projekteve ndërkufitare”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjakovës.
Ndryshe, qëllimi i programit në fjalë është përmirësimi i standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e fushëveprimit të programit, përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor si dhe gjithëpërfshirjen e rajonit në respekt të ndërsjellë të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.
(Koha Net)

Të fundit

më të lexuarat