Gatishmëri për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit

Podgoricë – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, gjatë takimit të zhvilluar me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviqin, ka thënë se, në marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, kontribuon dukshëm vizioni i përbashkët i zhvillimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, znj. Peto ka thënë se në këtë linjë, përparimi i Malit të Zi drejtë anëtarësimit të plotë, i konfirmuar nëpërmjet IBAR-it pozitiv, është inkurajim për Shqipërinë, por edhe për shtetet e tjera të rajonit.
Ajo ka thënë se, ekziston gatishmëri që bashkëpunimi dinamik të avancohet më tej, veçanërisht në fushën e energjetikës, të lidhjeve infrastrukturore dhe në atë të kulturës.
Ndërkaq, nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, është shprehur se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor, të fuqizuar shtesë nga Aleanca e NATO-s, si dhe me perspektiva të përbashkëta evropiane.
Ai ka thënë se Qeveria e Mali të Zi, dëshiron që të fuqizojë më tej lidhjet e ngushta me fqinjët, duke thënë se, njëri ndër prioritetet e politikës së jashtme, është pikërisht bashkëpunimi rajonal.
Ai ka shprehur kënaqësi me dinamikën e kontakteve bilaterale, por edhe me dialogun politik në nivel të lartë, me ç’ gjë, siç ka thënë, konfirmohet më tej përkushtimi i dyanshëm dhe dëshira që, marrëdhëniet ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të jenë më të mirët e mundshëm.
Ai në këtë kontekst ka vlerësuar se janë të një rëndësie të veçantë, përpjekjet drejt fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik, si parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat