Tuz – Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq- Stojanoviq, firmosën të mërkurën (05 qershor 2024) në Komunën e Tuzit, Memorandumin e Bashkëpunimit për Rinovimin e Shkollës Fillore “Bashkimi” në fshatin Skorraq.
Sipas njoftimit të Komunës së Tuzit, me këtë memorandum, Komuna e Tuzit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, dhe Bashkësia Lokale “Skorraq”, do të investojnë rreth 126 mijë euro në këtë projekt.
“Ky investim do të përfshijë rregullimin e hapësirave shkollore, në mënyrë që nxënësit dhe stafi arsimor të kenë kushte optimale për realizimin e mësimit” u tha nga Komuna e Tuzit.
(Kohapress)