Emëroi FarukResulbegoviqin, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Faruk Resulbegoviq u emërua për gjyqtar të shtatë të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Malit të Zi, në mbledhjen e dytë të rregull të vjeshtës e cila u mbajt të mërkurën më 22 nëntor 2023, në Cetinë. Për Resulbegoviqin votuan 56 deputetë, ndërsa 21 ishin të përmbajtur. Pas emërimit për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, z. Resulbegoviq ka bërë betimin para deputetëve. “Betohem se funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese do ta kryej me ndershmëri, ndërgjegje, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, sipas Ligjit dhe Kushtetutës”, ka thënë Resulbegoviq. Në rrethin e parë të votimit që është zhvilluar në muajin shkurt, Resulbegoviqi nuk ka marrë dy të tretat e votave, (56), sa kanë qenë të nevojshme për t’u emëruar. Para votimit për emërimin e Resulbegoviqit për gjyqtar, mbështetje kanë njoftuar deputetët e shumicës parlamentare qeverisë, ndërsa nga opozita, Lëvizja Qytetare, URA. Faruk Resulbegoviq aktualisht është prokuror në Prokurorinë Themelore të Ulqinit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat