Podgoricë- Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot, Rrok Gjonlleshaj është pritur të mërkurën, 31 janar 2024, nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.
Në këtë takim të zhvilluar në Kuvendin e Malit të Zi, kreu i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i ka uruar shkëlqesisë së tij, z. Gjonlleshaj mirëseardhje, duke theksuar se krishtërimi është ndërtuar thellësisht në vetë themelet e këtij shteti.
Nga Kuvendi i Malit të Zi njoftohet se kreu i kuvendit është ndalur te historia e krishterimit unik, e më pas në vlerat të cilat i kanë ndarë në këto hapësira kisha katolike dhe ortodokse.
“Duke kujtuar edhe kohën e okupimit, si dhe veprimit të regjimit totalitar të cilat kanë pasur për qëllim që të shuajnë besimin e krishterë. E ardhmja e Malit të Zi qëndron në respektim e të drejtave të njeriut dhe të lirive të besimit, çfarë në mënyrë direkte çon në pajtimin e dallimeve të cilat ekzistojnë në këto hapësira” thuhet në njoftim.
Më tutje, ndër të tjera, theksohet se kreu i kuvendit e ka njoftuar argjipeshkvin e Tivarit me nismën e tij, se krahas ndryshimeve të Ligjit mbi nënshtetësinë, u mundësohet mërgimtarëve që të fuqizojnë lidhjen me shtetin e tyre, duke theksuar se kjo në mënyrë të konsiderueshme do të ndihmonte edhe besimtarët e Argjipeshkvisë së Tivarit, pasi siç ka thënë ai, një numër i madh i tyre ndodhet pikërisht në mërgim.
Ndërkaq, Imzot, Rrok Gjonlleshaj e ka njoftuar kryetarin e kuvendit me punën e Argjipeshkvisë së Tivarit, duke theksuar se iniciativa e z. Mandiq mbi nënshtetësinë për ata që jetojnë jashtë Malit të Zi, është tejet e mirë, duke e uruar atë që të ketë mbështetjen e shumicës për atë ide të mirë.
“Temë e rëndësishme e bisedimit ka qenë edhe çështja e kthimit si dhe pozita e Kishës Katolike dhe marrëdhënia e saj me autoritetet në Mal të Zi. Imzot, Gjonlleshaj ka theksuar se Argjipeshkvia e Tivarit përherë është përkushtuar fuqishëm për ndërtimin e një të ardhme më të mirë në Mal të Zi.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq e ka njoftuar argjipeshkvin e Tivarit se jo vetëm Kishës Katolike, por të gjitha organizatave fetare tradicionale, shteti duhet t’u plotësojë nevojat, me atë që, atë pronë të cilën ua kanë marrë regjimet totalitare, dhe e cila nuk është përkthyer për ndonjë qëllim tjetër, do të duhej t’ua kthente pronarëve të tyre të vërtetë.
Në fund të takimit, kreu i kuvendit Mandiq, e ka falënderuar argjipeshkvin e Tivarit për vizitën, duke thënë se ka dëshirë dhe energji që të zgjidh problemet të cilat kanë të bëjnë si me bashkësitë fetare, ashtu edhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi.
t. u.