Tuz – Gazetarja, sociologia dhe ish-deputetja në parlamentin shqipar, Grida Duma u takua të shtunën më 21 janar 2023 me kryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj.
Kajoshaj në këtë takim e njoftoi znj. Duma për projektet zhvillimore të Komunës së Tuzit të realizuara viteve të fundit, si dhe për sfidat me të cilat përballet ajo.
Sipas njoftimit të Komunës së Tuzit, në këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet aktuale politike, duke ndarë të njëjtin mendim se Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të njekin frymën e re të mendësisë evropiane.
“Duke uruar Kajoshajn për transformimin që po i bëjnë qytetit, Duma u dëshiroi atyre suksese në zgjedhjet e 5 marsit. Të pranishëm në takim ishin edhe shkrimtari dhe gazetari, Agim Baçi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, nënkryetari i Komunës, Haris Ramoviq, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj”, thuhet në njoftim.
t. u.
