Diskutim për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut

Podgoricë – Në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave është prioritet avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ngritja e vetëdijes te publiku i gjerë mbi rëndësinë e tolerancës, promovimit të barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi. Kështu është shprehur, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka gjatë takimit të zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.
Nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave njoftohet se, ministri Gjeka ka falënderuar ambasadoren Reinke për mundësinë e bisedimit të zhvilluar në prag të paradës së ardhshme të krenarisë e cila do të zhvillohet në Mal të Zi, në fund të këtij muaji.
Ministri Gjeka ka thënë se, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave po punon me përkushtim në avancimin e kuadrit ligjor nga kompetenca e saj, ndërsa ka shtuar se është shumë i rëndësishëm që, Ligji ombrellë për mbrojtjen e barazisë dhe i ndalimit të diskriminimit, të miratohet deri në fund të vitit.
Ndër të tjera në këtë takim, ambasadorja, Judy Rising Reinke, ka përsëritur gatishmërinë e SHBA-ve, që në kontinuitet të kontribuojnë në avancimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Mal të Zi, duke thënë se, është i një rëndësie të veçantë miratimi i ligjeve përkatëse në këtë fushë, dhe implementimi i tyre.
Znj, ambasadore, ka theksuar rolin e rëndësishëm që ka Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në fushat përkatëse, ndërsa ka lavdëruar përparimin e arritur në politikat që ndjek kjo ministri, veçanërisht në pjesën e përparimit të kualitetit të jetës se bashkësisë LGBTIQ+ në Mal të Zi dhe bashkëpunimin me sektorin civil.
Ndërkohë, ambasadorja Reinke ka theksuar se çështja e të drejtave të njeriut, është fushë e një rëndësisë të jashtëzakonshme për të gjitha proceset e reformave, dhe se të gjitha politikat publike duhet të integrojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë qytetarëve/eve.
Në lidhje me këtë, ambasadorja ka thënë se kjo çështje, është njëkohësisht edhe çështje e vullnetit dhe e mbështetjes politike, dhe se pret që përbërja e re e Qeverisë së Malit të Zi, me përkushtim dhe kujdes të plot, të punojë në krijimin dhe realizimin e politikave të cilat do të sigurojnë sundimin e plot të Ligjit dhe mbrojtje më efikase të lirive dhe të drejtave të njeriut, në praktikë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat