Diskutim mbi projekte konkrete ndërinstitucionale

Tuz – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, drejtoresha e përgjithshme për financa në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, drejtori për media dhe komunikim, Denis Dedej dhe drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, vizituan të premtën, më 26 nëntor Komunën e Tuzit.
Zyrtarët në fjalë u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj dhe nga përfaqësues të tjerë të kësaj administrate.
Sipas njoftimit për opinion nga faqja zyrtare e fejsbukut të Komunës së Tuzit, thuhet se në këtë takim zyrtar ndër të tjera u diskutuan tema konkrete mbi projekte të përbashkëta ndërinstitucionale.
“Kryetari Gjeloshaj falënderoi mikun e tij të vjetër, kryebashkiakun Veliaj për vizitën si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkia e Tiranës i ka dhënë Komunës së Tuzit që nga themelimi i saj. Në anën tjetër z. Veliaj përgëzoi kryetarin Gjeloshaj për zhvillimin dhe transformimin që po i bën qytetit. Ai, gjithashtu shprehu gatishmëri që në një të ardhme të afërt të bashkëfinancojë projekte në infrastrukturë, ose ndërtimin e ndonjë sheshi, parku apo librarie, diçka që do të propozojë miku i tij i vjetër, kryetari Gjeloshaj”, thuhet në njoftim.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat