Diskutim i hapur për problemet, çështjet dhe kërkesat

Ulqin – Me nismën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, të premten (12 shtator 2025) është zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Në deklaratën për shtyp të KKSH-së thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar hapur për problemet, çështjet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohen shkollat dhe arsimi në gjuhën amtare, në kuadër të iniciativës për reformat në sistemin arsimor, të nisur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacioneve në Malin e Zi.
Pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që secili nga drejtuesit e shkollave, në formë të shkruar të dërgojë në adresë të KKSH-së kërkesat specifike të secilës shkollë dhe ato të përgjithshme, në mënyrë që përmes këtij institucioni t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse në një formë të strukturuar.

(Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat