Diaspora ka një rëndësi të shumëfishtë për Malin e Zi

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq gjatë një takimi nëpërmjet platformës ‘‘Zoom’’ me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, ka thënë se diaspora ka rëndësi të shumëfishtë për Malin e Zi, dhe se është plotësisht i pasaktë pohimi se mund t’u heqet shtetësia mërgimtarëve malazezë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Nënkryetarit të Qeverisë, Abazoviq dhe Gjonaj ndërsa biseduan për pozitën e popujve pakicë në Mal të Zi, e veçanërisht për pozitën e popullit shqiptar, kanë konstatuar se situata e dobët ekonomike në komunat ku pakicat jetojnë në mënyrë më dominuese, ka prodhuar emigrimin e tyre masiv.
Ndërkaq, nënkryetari Abazoviq, duke folur për aktivitetet dhe përpjekjet e deritanishme të Qeverisë, ka theksuar nevojën dhe qëllimin e shpërndarjes së investimeve nëpër komuna. Në këtë kontekst, ndër të tjera, Abazoviq ka përkujtuar se Komuna e Ulqinit ka pasur investime nga buxheti kapital i vitit të kaluar, rreth 1 euro për kokë banori, kurse Komuna e Gucisë ka pasur rreth 3 euro investim për kokë banori, gjë që siç ka thënë ai, flet mjaftueshëm për pozitën e tyre, duke pasur parasysh se komunat e tjera për kokë banori kanë pasur disa qindra euro investime.
Në të njëjtën kohë, duke shkëmbyer mendimet mbi diasporën dhe mënyrën në të cilën Qeveria e Malit të Zi dhe mërgimtarët mund të bashkëpunojnë në mënyrë më konstruktive, nënkryetari i Qeverisë, Abazoviq ka shprehur respekt për ndihmën të cilën mërgimtarët vite me radhë ia ofrojnë Malit të Zi, duke theksuar se ata janë ambasadorët e Malit të Zi në vendet e huaja, të cilët në mënyrë të denjë e përfaqësojnë vendin e tyre.
Nënkryetari Abazoviq me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj, ka folur edhe për potencialet natyrore dhe turistike të komunas së Ulqinit dhe asaj të Tuzit, duke biseduar për përgatitjet për sezonin turistik veror dhe për rëndësinë që ai ka në këtë moment për Malin e Zi. Ai ka thënë se është e një rëndësie të jashtëzakonshme që diaspora jonë t’i kalojë pushimet verore në Mal të Zi.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat