Bisedohet mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Podgoricë – Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, u takua të premten me senatoren franceze Helene Conway-Mouret.
Në njoftimin për media të Kuvendit të Malit të Zi thuhet se ata kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e Grupit të miqësisë me Senatin dhe Asamblenë Kombëtare të Francës.
Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin e Malit të Zi dhe Francës në dritën e integrimeve euro-atlantike.
Nënkryetari Nimanbegu ka shprehur interesim për inicimin e mundësisë që Mali i Zi të bëhet anëtar i Unionit të Vendeve Frankofone, gjë që do të ishte me rëndësi të posaçme për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi.
Gjatë takimit është biseduar edhe mbi planifikimin hapësinor. Lidhur me këtë, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka theksuar se për fat të keq, sistemi i planifikimit hapësinor në Mal të Zi është centralizuar para do kohësh.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar për nevojën e avancimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit. (Kohapress)

Të fundit

më të lexuarat